TIRANË- Një shofer është vënë në pranga pasi ka tentuar ti japë ryshfet një polici të rrugores. Burime zyrtare pohojnë se nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Anti-Korrupsionit Tiranë, në aksin rrugor Tiranë-Durrës konkretisht në vendin e quajtur Marikaj, rreth orës 12.30, është arrestuar në flagrancë shtetasi Fatos Palla.

Ky shtetas në momentin e konstatimit nga ana e punonjësit të Qarkullimit Rrugor ka qenë në lëvizje me automjetin tip “Opel” me targa “AA 013 BK”. Arsyeja e ndalimit të këtij automjeti ka qenë për ngarkesë të parregullt në zgarën e sipërme, ndërsa ka tentuar ti japë punonjësit shumën prej 1000 lekësh. Ky shtetas është arrestuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: