TIRANË

I hidhur ka qenë fati i një drejtuesi mjeti, i cili ka rënë në pranga pasi akuzohet se tentoi të korruptonte policinë.

Rasti në fjalë është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, pasi drejtuesi i mjetit me iniciale Sh. X., 54 vjeç, gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit për shkeljet e verifikuara nga efektivet e Policisë Rrugore, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Në këto kushte, efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Tiranës, është tërësisht e angazhuar për te rritur parametrat e sigurisë rrugore, si dhe për ndëshkuar çdo shkelje e paligjshmeri të parashikuar në Kodin Rrugor Shqiptar dhe aktet e tjera ligjore, duke bashkëpunuar ngushtësisht me qytetarët, të cilët janë dhe aleati më i çmuar i Policisë së Shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: