LEZHË

Tenton të blejë duhan me lekë të falsifikuara, arrestohet nga Policia. Specialistët për hetimin e krimit ekonomik– financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë duhan duke paguar me një kartëmonedhë 50 euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”.


Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartëmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.


“BalkanWeb” ka siguruar pamjet kur i riu hyn në dyqan dhe pasi flet me shitësen dhe i jep 50 eurot false largohet me një qese duhan.


Ngjarja ka ndodhur më 13 dhjetor, në orën 19:26 në një dyqan cigaresh në Lezhë. I riu hyn në dyqan dhe pasi flet me shitësen i jep 50 euro, më pas ajo bën llogaritë dhe i jep kusurin si dhe një pako me duhan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: