Një grup nxënësish të shkollës së mesme, kanë arritur t’i shpëtojnë jetën një vajze 17-vjeçare, e cila kërcënoi se do të hidhej nga një urë në Krasnodarsk të Rusisë.

Paraprakisht dyshohet se plani për vetëvrasje, është nisur si pjesë e një loje në “Tik Tok”, ku nuk janë të paktat raste që të rinj në të gjithë botën, kanë marrë vendime nga më ekstremet.

Në videon që është publikuar nga mediat e huaja, shihet se si vajza ngjitet në urë dhe tenton të hidhet. Por në atë moment, njëri prej nxënësve e kap fort nga këmba, e të tjerët i vijnë në ndihmë.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së tyre e reja është ende gjallë, ndërsa aktualisht ndodhet në spital ku po merr trajtim spitalor.

https://twitter.com/i/status/1367487070768349192

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb