SHBA

Një burrë është arrestuar pasi tentoi të hynte me forcë në apartamentin e këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift në zonën e  Manhattan, në New York.

52 vjeçari Hanks Johnson, u ndalua mbrëmjen e të shtunës, pas një thirrjeje në numrin e emergjencës 911 për hyrje me forcë në apartament, tha policia.

Hanks Johnson u arrestua pasi policia u njoftua nga një person se ai ishte futur brenda pronës pa leje. Pasi u shoqërua në polici, Johnson u la i lirë.

Por kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me njerëz që e përndjekin. Në vitin 2018, ylli i muzikës kërkoi një urdhër ndalimi ndaj një burri që u përpoq të hynte në banesën e saj, i armatosur me thikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: