VLORË

Policia Kufitare të Pikës së Kalimit të Portit Vlorë bën me dije se ka arrestuar një person, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.

Në pranga përfundoi shtetasi M.I(V) 37 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Tenton të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar por kapet në flagrancë nga Policia Kufitare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit të Portit Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. I (V), 37 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme M. I(V) është kapur nga shërbimet e kufirit në Portin e Vlorës duke tentuar të kalojë kufirin me një pasaportë biometrike e cila ishte me identitet tjetër.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror shqiptar”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb