Një person i armatosur ‘tentoi të rrëmbejë’ një avion, që udhëtonte nga Dacca në Dubai dhe që ka bërë ulje emergjente në Chittagong, gjithmonë në Bangladesh.

Burri i armatosur, që dyshohet të jetë një person me probleme mendore u përpoq të rrëmbente një “Bg-147” te “Biman Bangladesh Airlines” është arrestuar nga policia.

Përpara se të dorëzohej, thonë mediat vendase, ai qëlloi mbi disa anëtarë të ekuipazhit edhe pse mediat lokale nuk flasin për të vdekur apo të plagosur.
Për sa i takon pasagjerëve të evakuuar, asnjë s’ka mbetur i plagosur. Burri, ashtu siç dyshohej në fillim kishte probleme të rënda depresioni.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb