ITALI- Një i ri shqiptar është plagosur rëndë teksa përpiqej të grabiste një banesë në Itali.
Ngjarja është regjistruar në Rimini, ‘Miramare’ ndërmjet rrugëve ‘Parisi’ e ‘Stoccolma’ kur një i ri 20-vjecar ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash në tentativë për të hyrë nga jashtë murit në një apartament.
I riu u gjet i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë telefonuar ambulancën dhe policinë. Mjekët i dhanë ndërhyrjen në cast dhe më pas e transportuan në spitalin e Riminit. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: