LEZHE-Një 34-vjeçare nga Lezha ka tentuar që t’i japë fund jetës duke konsumuar detergjent. Ngjarja në fjalë u regjistrua sot.

Nga të dhënat zyrtare të policisë mësohet se shtetasja me inicialet A.M., është gjetur në banesë nga familjarët e saj, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb