KORÇE-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku një 37-vjeçare është vetëhelmuar me fostoksinë.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet B.SH., e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi ngjarja dhe motivet që çuan në këtë akt ekstrem.

Komisariati i Policisë Devoll
1. Më datë 08.04.2018, në fshatin Progër, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia B.SH, vjeç 37, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb