Vladimir Putin ka deklaruar ditën e stome në adresimin e tij nga Kremlini se Rusia nuk e konsideron veten armike të Perëndimit, por shton se “nuk do ta durojë kurrë” atë që Perëndimi i thotë të bëjë.

Ai tha se Rusia është përpjekur të krijojë marrëdhënnie miqësore me Perëndimin dhe me NATO-n, por sipas tij Perëndimi vendos sanksione kundër vendeve që nuk duan të jenë nën kontrollin e tyre.

Presidenti rus bëri me dije më herët në komunikatën e tij se Perëndimi po asgjëson kulturën e Rusisë, pasi sipas tij jo çdo gjë që del nga Rusia ka të bëjë me Kremlinin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: