TIRANA

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për arratisjen e dështuar nga burgi 313.

Ata tentuan disa ditë më parë të largoheshin në mënyrë ilegale nga burgu, por nuk ia dolën. Çekaj e Pjetri janë shfaqur të qeshur dhe duket sikur shkëmbejnë batuta, teksa Çepele mban në dorën e djathtë një fashë.

Tashmë ata do të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata teksa kanë dënime të mëparshme për të cilat po vuajnë dënimin me burg.

Këtë gusht të nxehtë, Çekaj dhe Pjetri vendosën të arratiseshin. Në ndihmë të tyre erdhi Lulzim Çepele i cili u hoq sikur preu damarët për të tërhequr vëmendjen e gardianëve.

Menjëherë dy të burgosurit që ishin në zonën e ajrimit vendosën zbatimin e planit teksa ishin përgatitur me çarçafë gërshetë dhe çengel prej hekuri. Ata madje goditën edhe një polic teksa ka qenë një tjetër pas alarmit që ndërhyu dhe i arrestoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb