Tre persona me kombësi shqiptare dyshohet se kanë kryer disa tentativa për vjedhje në Val-d’Oise të Francës, ndërsa raportohet se ata u arrestuan të premten e kaluar nga autoritetet franceze.

Raportohet se 3 grabitësit nuk kanë arritur të marrin asgjë pasi në momentet e vjedhjeve janë aktivizuar alarmet të cilat i kanë larguar menjëherë, ndërsa policia franceze i ka arrestuar ata në mes të rrugës pasi i kishin vendosur nën vëzhgim.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme të policisë atyre iu zbuluan pajisje për hapjen e dyerve, dokumente të rreme greke, dhe telekomanda që dyshohet se përdoreshin gjatë grabitjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: