Dy shqiptarë rrezikojnë të dënohen me 18 muaj burg, pasi akuzohen për vjedhje në një kafene në Sint-Laureins në Belgjikë.

Mediat belge shkruajnë se ngjarja ka ndodhur korrikun e vitit të kaluar dhe se shqiptarëve u dështoi plani i tyre, pasi janë kapur mat nga kamerat e sigurisë dhe gjurmët që ata lanë pas.

Njëri prej tyre pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen, mirëpo provat flasin kundër të dyve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: