Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në pikën kufitare në Bërnjak, pasi tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar për COVID-19.

Mësohet se prangosja e tyre u bë dje, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

NJOFTIMI I POLICISË
• SGP. Bërnjak 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• SGP. Bërnjak (NN) 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit te dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• SGP. Bërnjak 04.09.2021 – 17:35. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb