Dy burra nga Saranda e kanë pësuar keq pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin drejt6 Greqisë edhe pse kishin dalë pozitivë në analizat për COVID-19.

Burime zyrtare bënë me dije për gazetaren Brikena Metaj se se shtetasit S. C. dhe E. L., 60 dhe 42 vjeç nga Saranda janë gjobitur me 7 milion lekë të vjetra nga ISHSH Gjirokastër.

Ata tentuan të kalojnë kufirin në doganën Kakavijë ndonëse analizat e Covid ishin pozitive por janë konstatuar nga specialistët e Shëndetësisë dhe policia, e cila ka marrë menjëherë masa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb