Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Ndërkohë ka nisur procedimi edhe për një punonjës policie i cili gjatë operacionit ka plagosur një prej klandestinëve, shtetas i huaj.

Njoftimi:

Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

1. K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
-E.M. lindur në Fier; dhe
-E.H lindur në Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Wolksvagen i marrë me qera.

Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane.

Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb