Policia greke ka arrestuar në kufirin me Shqipërinë, dy persona, njërin grek dhe tjetrin shqiptar.

Mediat helene shkruajnë, se policia i ka ushtruar kontroll dy automjeteve, e brenda tyre janë gjetur 2 çanta të mbushura me marjuanë.

Sasia e saktë e sekuestruar është 31 kg e 300 gramë hashash, ndërsa janë konfiskuar edhe 3 celularë, 100 euro dhe 6000 lekë të reja shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb