KOSOVË- Në 48 orët e fundit janë arrestuar 290 persona, kryesisht shqiptar nga Kosova, të cilët ishin duke u përpjekur për të kaluar ilegalisht kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, njofton qeveria serbe.
Sipas Indeksonline, Prokuroria serbe ka ngritur 256 akuza për kundërvajtje dhe 15 akuza penale kundër kontrabandistëve si dhe janë konfiskuar 15 automjete.
Kujtojmë se sipas vlerësimeve paraprake brenda muajit janar të këtij viti Kosovën e kanë braktisur rreth 20 mijë qytetarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb