Një gjykatë në Brazil kanë dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar të kokainës një shqiptar dhe një Brazilian.

Sipas mediave të huaja, shqiptari dhe braziliani, dyshohen se do të trafikonin 86 kg kokainë nëpërmjet një anije, që do të përshkruante një itinerar nga Skyros drejt Greqisë.

Droga ishte e ambalazhuar në dy qese plastike të papërshkueshme nga uji. Lënda narkotike ishte ngjitur në pjesën e jashtme të anijes së mallrave, nga zhytës të punësuar
nga organizata kriminale.

Shqiptari dhe braziliani u arrestuan në flagrancë në stacionin e autobusëve në Santarém, teksa ishin gati të hipnin në autobusin e nisur për në Belem, bëjnë të ditur autoritetet braziliane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: