Të paktën 98 persona u arrestuan të shtunën nga forcat turke të sigurisë lidhur me plaçkitjen e ndërtesave të dëmtuara, grabitjen ose mashtrimin e të prekurve nga tërmeti i së hënës.

CNN raporton se gjatë operacioneve për arrestimin e tyre u sekuestruan gjashtë armë, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare, 11,000 dollarë dhe 70,000 lira turke (rreth 3,700 dollarë) CASH.

Dy persona të tjerë u arrestuan pasi duke mashtruar se ishin pjesë e ekipeve të ndihmës, tentuan të grabisnin gjashtë kamionë me ushqime për viktimat e tërmetit në provincën Hatay.

Të dyshuarit ijanë arrestuar në të paktën tetë provinca duke përfshirë Kahramanmaras, Hatay, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Adana, Gaziantep dhe Sanliurfa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb