Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Sulaj, ndersa jane arrestuar 3 nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Ndersa eshte shpallur në kërkim bashkëautori tjetër.
 
Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes së mbetur në tentativë e kyer në bashkëpunim e shtetasit Pashk Palnikaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

Kiri Mernica, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).

Mirand Mernica, 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Liri Biçaku, 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Robert Mernica, 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin 33-vjeçarin, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë. Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb