TIRANË- Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë një vrasje të rruga “Hoxha Tahsim në kryeqytet. Mësohet se dy persona kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin Fehmi Mëziu, i cili është Presidenti i Klubit të Futbollit Korabi, por një patrullë e policisë ka arritur të ndërhyjë në kohë duke shmangur një krim të rëndë. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive borxhi në vlera të larta monetare.

Një prej autorëve, i identifikuar si Edmond Geca, 27 vjeç është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi S.M., sipas policisë bashkautor. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje personin që është sulmuar mbrëmjen e sotme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: