Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje, pjesë e të ashtuquajturit grup të vrasësve me pagesë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se togat e zeza pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve kanë lënë në burg pa afat të pandehurit Ibrahim Difa, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci, Erjon Mulaj.

Ata u arrestuan gjatë operacionit policor “STORM”, teksa nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve si më poshtë:

“Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ngjarje e ndodhur më datë 14.01.2022, në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V.

Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drrejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

“Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

Vjedhje e automjetit tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit I. M., ndodhur më datë 11.01.2022 në Vorë. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Vjedhje e automjetit tip “Volkswagen Touran, në pronësi të shtetasit J. M., ndodhur më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 5 Laç, Kurbin. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Vjedhja e sendeve të shtetasit A. D., më datë 25.01.2021, rreth orës 05:00, në autostradë, tek nënkalimi i Patokut, në lagjen nr. 6 Laç, Kurbin. Pasi ka zbritur nga autobusi me të cilin kishte ardhur nga Gjermania, shtetasit i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Vjedhja e disa produkteve ushqimore në dyqanin e shtetasit K. C., më datë 26.01.2022, në vendin e quajtur Malbardhe-Fushë, Milot. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ngritur ndaj Ibrahim Difaj, Damjant Lleshaj dhe Shpëtim Kraja akuza pëtr veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Vjedhja”;

Erion Mulaj, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”;

Gjithashtu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin po hetohenL

– Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim të shtetasit Ibrahim Difaj dhe shtetasit të shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, për veprat penale ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb