TIRANE

Në ditën që kryeqyteti feston ditën e verës, dy të rinj kanë tentuar të godasin me bojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime për ‘BalkanWeb’, bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe shoqëruar dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Mësohet se ‘atentati’ me bojë është bërë gjatë festimeve dhe gjatë kohës që kryebashkiaku mbaroi fjalimin e tij. Por, shënjestra edhe këtë herë ka gabuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe sot, një ditë pas protestës së opozitës të rinjtë e LRI-së dhe FRPD-së kanë protestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.

Ende nuk dihet nëse ngjarja në fjalë lidhet me ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb