Pak ditë më parë një 15-vjeçare greke është larguar nga banesa në zonën e Peristerit, në Athinë, duke humbur kontaktet me familjen. Menjëherë prindërit e saj ngritën alarmim në polici, ndërsa fotografia e saj nisi të qarkullojë në media dhe në ambiente publike, në mënyrë që kushdo që kishte dijeni të njoftonte autoritetet.

E ndërsa familja dhe policia kërkonte për 15-vjeçaren, ajo deklaronte në shkollë se ishin prindërit e saj të cilët e dhunonin dhe kjo ishte arsyeja që ishte larguar.

Sikurse raporton televizioni i njohur grek ‘Alpha”, e reja ishte larguar me një djalë 22 vjeç, që i përkiste komunitetit rom (disa media raportojnë se dyshohet se ishte me origjinë shqiptare), dhe ishte strehuar disa ditë në banesën e një shoqeje, e cila jetonte më të ëmën.

Pas disa ditsh, e mitura ka mundur që të identifikohet nga punonjësit e një pike karburante, në të cilin kishte ndaluar së bashku me 22 vjeçarin dhe një person tjetër. Pas njoftimit të policisë, është bërë e mundur arrestimi i të dyshuarit kryesor, si dhe i shoqes së saj dhe nënës së kësaj të fundit.

Mamaja e 15-vjeçares ka deklaruar për mediat greke se të bijës i ishte bërë “lavash truri” nga 22-vjeçari dhe se nuk ka qenë “e vetëdijshme” për çfarë bënte dhe çfarë thoshte.

Sipas saj, kur vajzën e kanë strehuar në banesë, mikesha dhe e ëma i kanë thënë se për të mos e njohur, duhet të lyente flokët dhe të ndryshonte rrobat, gjë të cilin ia kishin aplikuar vetë ato.

I ftuar në emisionin e gazetares Tatiana Stefanidoi, avokati i familjes së të miturës, ka deklaruar se e mitura ishte thuajse jashtë realitetit pasi dhe në polici kishte deklaruar se ishte cigane.

E mitura ka rezultuar se nuk është përdhunuar dhe as dhunuar, por ndaj  tre të arrestuarit rëndon akuza për rrëmbim, por sipas avokatit ka rezultuar se ajo ka pasur marrëdhënie intime me 22-vjeçarin.

Sipas avokatit, dy vajza që i kanë ardhur në ndihmë familjes dhe kanë treguar të vërtetën, kanë qenë njëra me origjinë shqiptare dhe një tjetër që i përkiste komunitetit rom.

E mitura ndodhen në spital ndërsa familja shprehet se po i qëndrojnë pranë, pasi ende gjendja e saj psikologjike është e  çorientuar.

Kjo ngjarje ka ngritur shumë pikëpyetje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb