Historia që po trajtohet ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të hapur” të autores Evis Ahmet në News24, ka të bëjë me një 24-vjeçar i cili për afro një viti ndodhet në gjendje të rëndë në Itali, pasi gjatë natës në kthimin nga puna për në shtëpi, sulmohet nga një grup të rinjsh të cilët e dhunuan brutalisht duke i vjedhur portofolin.
24-vjeçari Paolo ka në jetë vetëm nënën pasi babai nuk ka asnjë lidhje me të.
Ndërkohë prej kaq kohësh Paolo dergjet në spital dhe ka humbur çdo aftësi fizike. Nëna e ndodhur e vetme në një situate të tillë ka kërkuar të bëjë publik rastin nëpërmjet emisionit me “Zemër të Hapur”, për të kërkuar ndihmë.
“5 djem e kanë kapur donin t’i vidhnin monopatinën, e kanë goditur me grusht pas koke dhe djali ka rënë poshtë. Më pas ka ardhur ambulanca dhe e kanë dërguar në spital, ku është bërë operacion. Pas 10 orësh doli nga salla e operimit, pas 2 orësh i bënë sërish operacion ku hyri në koma, ku mbeti prej 5 muajsh. Personat që e goditën ishin 2 marokenë, 2 tunizian dhe një shqiptar, djali im nuk i njihte.
Qëllimi i tyre ishte drejtpërdrejtë me tim bir, shokun e tij nuk e kanë goditur. Gjendja e tij është jo e mirë, nuk arrin as të flasë as të komunikojë, bën fizioterapi”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë familja ka hapur një gofundme, në përpjekje për të mbledhur të ardhura për kujdesin ndaj 24-vjeçarit dhe shpenzimet e nevojshme për të ëmën që t’i qëndrojë pranë të birit.
Mund të kontribuoni financiarisht në GoFundMe: KLIKO KËTU
(BalkanWeb)