Një video ku një teolog saudit shfaqet duke thënë se Toka nuk rrotullohet po bën me shpejtësi xhiron e botës në internet, duke gjeneruar humor e kritika. Sheikh Bandar al –Khaibari u thotë disa studentëve se Toka nuk rrotullohet. Këtë teori ai përpiqet ta ilustrojë më nje gotë me ujë dhe duke thënë se ai do të kishte probleme për të arritur në Kinë, nëse Toka do të rrotullohej.

Madje kleriku arab thotë se është Dielli ai që rrotullohet rreth Tokës, përndryshe avionët nuk do të fluturonin dot.

https://www.youtube.com/watch?v=ZVPmp-g4WlE

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: