Presidenti Aleksandër Llukashenko, në pushtet që prej vitit 1994 dhe prorus, vijon ta konsiderojë diçka të papërfillshme pandeminë e koronavirusit. Në ditët e shkuara, ai ka sugjeruar një recetë persnale për të luftuar Covid-19, e cila bazohet te “traktorët, vodka dhe saunat”, ndërsa sot ka nxjerrë një teori të çuditshme: “Këtu nuk ka viruse, ky vend është një frigorifer”.

Këto janë fjalët e prononcuara gjatë turneut të hokejit në Minks, ku presidenti 75-vjeçar, mori pjesë për t’u bërë shembull te bashkëkombasit e tij. “Sportet, veçanërisht ata në akull, janë kura më e mirë kundër virusit”. Në Bjellorusi, ku sipas informacioneve zyrtare ka vetëm 88 raste koronavirusi, jeta vijon normalisht. Asnjë aktivitet nuk është mbyllur dhe sporti e kampionatet vijojnë normalisht. Sot, në kryeqytetin e “frigoriferit” bjellorus që nuk u prekërka nga virusi, temperatura ishte 14 gradë. Tre më shumë sesa në Bergamo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb