TEPELENË-Atentat me eksploziv drejtorit të burgut të Bënçës në Tepelenë. Mësohet se drejtorit Avni Sula i është vënë një sasi eksplozivi në garazhin e banesës së tij, në katin e parë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:19, në lagjen “15 Shtatori” te qytetit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.

Nga të dhënat fillestare bëhet me dije se lënda plasëse mund të jetë hedhur nga jashtë. Për pasojë është dëmtuar pjesërisht mjeti tip “Fiat” me targë AA 681 HL, në pronësi të drejtorit të burgut Bënçë.

Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pritet të merret në pyetje edhe drejtori i burgut, në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: