Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku ka fituar bindshëm Tërmet Peçi i PS-së.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, Tërmet Peçi ka marrë 4088 vota, ose 82.7 %.

Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Baftjar Imeri ka marrë 511 vota ose 10.3 %.

Sakaq, kandidati i PD, Sokol Guga, me 346 vota vota ose 7.0 %.

Ajo që bie në sy është fakti se Tërmet Peçi, jo vetëm që ka fituar me epërsi të dukshme ndaj rivalëve, por ai ka marrë edhe më shumë vota se kandidati për deputet në 2021, i cili ka marrë 3538 vota.

Whatsapp Image 2023 05 15 At 07.45.16 (1)
Whatsapp Image 2023 05 15 At 07.45.16 (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: