TEPELENE – Policia e Tepelenës ka asgjësuar, me anë të djegies, një parcelë me 10.120 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se parcela me kanabis është evidentuar në fshatin Kalivaç, në vijim të operacionit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kalivaç, kanë evidentuar një parcelë të kultivuar me bimë narkotike. Në këtë parcelë ishin të mbjella 10.120 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”- bën të ditur policia.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: