TEPELENË- Dhjetëra infermierë e sanitarë të Spitalit të Tepelenës kanë protestuar sot pas shkarkimit nga puna. Ata kanë kërkuar të merret parasysh kriteri profesional duke deklaruar se kanë vjetërsi. Punonjësit e shkarkuar kanë paralajmëruar se do të bllokojnë spitalin deri në grevë urie nëse nuk zgjidhet problemi i tyre. Ndërkohë që në mbështetje të protestës së tyre kanë dalë edhe mjekë të spitalit. (m.k/BalkanWeb)