TEPELENË- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mbi fshatin Luzat në Tepelenë. Sipas të dhënave, zjarri ka rënë afër vendit të quajtur ‘Buza e bredhit’. Ndërkohë që flakët avancojnë, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor.

Drejtues të pyjores thonë se megjithëse nuk mund të ndërhyjnë për momentin situata është në monitorim. Sipas tyre janë djegur dhjetëra hektarë kullota. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: