TIRANE

Nën moton ‘Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër” Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave dhe Ministria e Arsimit kanë çelur javën e parasë për të mësuar të rinjtë si të kujdesen për të ardhurat dhe kursimet.

“Tema ndërkombëtare e këtij viti, rreth së cilës të gjithë partnerët organizojnë aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukative, është “Mëso. Kurse. Fito”. Ne si pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e kësaj Jave kemi zgjedhur të fokusohemi tek edukimi i të rinjve për të mënjanuar përdorimin e gabuar të termave “lek i ri” dhe “lek i vjetër” në marrëdhëniet tona të përditshme financiare.” -u shpreh Minxhozi.

Kryetari i Shoqatës së Bankave e cilësoi edukimin financiar bazë për zhvillimin ekonomik.

“Është e rëndësishme që të shohim përfshirjen financiare, edukimin financiar dhe kursime të shëndetshme të cilat ndihmojën në mirëqënien e një vendi të caktuar.Përfshirja financiare, edukimi financiare janë ato që na ndihmojnë të bëjmë zgjedhjet e duhura për të ardhmen tonë.”

Java e parasë është një aktivitet mbarëbotëror që ka për qëllim ndërgjegjësimin që qyetarët të marrin vendime financiare të mirëmenduara dhe festohet në më shumë se 135 shtete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb