BRITANI E MADHE

“Terapitë nuk funksionojnë për disa persona, nuk janë për të gjithë”. Këto kanë qenë fjalë e princesësh Kate gjatë daljes së saj të parë publike me bashkëshortin William pas publikimit të librit të Harry-it, libër i cili ka tronditur themelet e Pallatit Mbeteror me rrëfimet e tij.

Dhe të gjithë mendojnë se këto fjalë të saj i drejtohen princ Harry-it i cili dikur ka vuajtur nga probleme psikologjike duke kaluar një kalvar të gjatë deri në rehabilitimin e tij.

William dhe Kate patën një pritje madhështore gjatë një vizitë të tyre në hapjen e një spitali në Liverpool.

Gjatë parakalimit të tyre një grua kapi në dore William duke i thënë” Vazhdo përpara, vazhdo përpara”-ndërkohë që princi i përgjigjet duke qeshur “po, do ta bej”.

Dhe sigurisht që fjalët e saj ishin referuar librit të princ, Harry tha gruaja më vonë për mediat angleze. ‘Ai me kuptoi shumë mirë, e dinte se për çfarë po flisja”- tha ajo.

Kujtojmë që libri autobiografik “Spare” i princ Harry-it doli në shitje më 10 janar dhe deri më tani familja mbreterore nuk ka reaguar në lidhje më te.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: