U ndaluan të ishin prezent në stadiumin “Maradona”, por tifozët e Eintracht Frankfurt u kujdesën të linin gjurmë në qytetin e Napolit.

Rreth 600 ultras të ekipit gjerman shkatërruan çfarë i doli përpara në rrugët e Napolit, deri në sheshin Jesu, aty ku dhe u bllokuan.

Nuk mungoi përplasja me forcat e rendit, ku tifozët hodhën në drejtim të tyre gurë dhe mjete piroteknike.

Një makinë e policisë u dogj totalisht ndërsa shumë automjete të tjera dhe dyqane pësuan dëme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb