Nga “parajsa” në “ferr”, kështu mund të konsiderohet pa frikë paraqitja e Marash Kumbullës. Në mesjavë, Kumbulla realizoi një gol shumë të bukur, me shumë peshë përballë Real Sociedad, një gol për të cilin festoi edhe Jose Mourinho i cili i besoi një fanellë titullari kundër Sassuolo-s në Serie A.

Në stadiumin Olimpik, gjithçka nisi keq për verdhekuqtë të cilët e gjetën veten në dizavantazh të dyfishtë brenda 18 minutash. Roma u rikthye në lojë në minutën e 26-të pas një goli të shënuar nga Zalewski, por në fundin e pjesës së parë, Kumbulla humbi qetësinë duke goditur Berardi, gjyqtari i ndëshkoi me karton të kuq, ndërsa akordoi dhe penallti në favor të Sassulols, të cilën po Berardi e konvertoi në gol.

Mungesa e Kumbullës, bëri që Roma të pësonte në fund një humbje 3-4 brenda në shtëpi. Mediat italiane, në përfundim të sfidës, kryqëzuan paraqitjen e bërë nga Kumbulla, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar theksoi se ishte provokuar fillimisht nga Berardi, ishte ai që e goditi i pari. Tërbimi i Kumbullës, ishte një nga titujt kryesor të përzgjedhur nga mediat. Një ditë “Jo” e Kumbullës, shkatërron Romën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb