Dy adoleshente greke janë përleshur së bashku, për motive të dobëta. Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht ato kanë debatuar verbalisht me njëra-tjetrën e në një moment shihen teksa kapen prej flokësh.

Nuk është zbardhur ende shkaku i sherrit, shkruan protothema.gr.

Mediet greke raportojnë se sherri mes dy vajzave zgjati shumë dhe se dëshmitarët që ishin në vend nuk u përfshinë në konflikt, duke lënë dy vajzat të zihen në rehatinë e tyre.

Mësohet se ngjarja ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë së mbërritur në vendngjarje, pas një telefonate të bërë nga kalimtarë të rastit.

VIDEO

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: