Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australi. Një burrë atje ka tentuar të therë me thikë ish-bashkëshorten. Sipas mediave të huaja, gruaja 46-vjeçare, me profesion police, është sulmuar nga ish-bashkëshorti teksa doli në lagje për të kërkuar ndihmë prej tij.

Dëshmitarët thonë se policia ka ndërhyrë në kohë rekord dhe e ka arrestuar burrin 48-vjeçar.

Kamerat e sigurisë në godinat e lagjes, kanë regjistruar të gjithë momentin kur gruaja e mbërthyer nga paniku nis të vrapojë, e nga pas e ndjek ish-bashkëshorti. Raportohet se gruaja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, bashkëshorti i saj, është shoqëruar në stacionin policor të zonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb