Goli me kokë në derbi është kulmi i një viti perfekt deri më tani për Lautaro Martinez. Shifrat e “demit” argjentinas janë fantastike, ky ishte goli i tij i 7-të për vitin 2023, tetë ndeshje 7 gola.

Martinez është kthyer në liderin absolut të ekipit zikaltër, këtë e vërtetoi edhe trajneri Inzaghi i cili në derbi i dhuroi shiritin e kapitenit. Lautaro është i vetmi nga tre sulmuesit që nuk preket, titullar fiks.

Martinez
Martinez

Me paraqitjet e tij, në mënyrë konstante është rritur edhe çmimi i kartonit, për më tepër që po flasim për një kampion bote. Tani Martinez ka një vlerë me tre shifra, kartoni i tij vlen të paktën 100 milionë euro. Sigurisht që Inter as që ka ndërmend ta shes, është nxjerr prej kohësh nga merkato, edhe përpara se të kalonte këtë moment magjik.

Inter Lautaro
Inter Lautaro

Në çdo rast, Martinez ka shprehur vullnetin e tij për të qëndruar në Milano, për më tepër tani që është kthyer në pikë referimi tek Inter. Në total, Martinez këtë sezon ka arritur në kuotën e 12 golave, 4 më pak se Osimhen, por më e mira pritet të vijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb