Antonio Conte mund të buzëqesh, stafi drejtues i Inter i bën një dhuratë të madhe në këtë fund merkato. Ajo që flitej prej kohësh tashmë merr formë të plotë, Alexis Sanchez do të vesh fanellën ziklatër këtë sezon, një rikthim i bujshëm në Serie A për sulmuesin kilian. Akoma më e rëndësishme është formula me të cilën Sanchez do të zbarkoj në Milano: formë huazimi pa asnjë lloj obligimi, një goditje e vërtetë e Marottas në këtë merkato verë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Man.United u dorëzua përballë vullnetit të lojtarit dhe presionit të Interit. Sanchez shndërrohet në “djallin” e dytë, pas Lukakut, që braktis “pallatin e ëndrrave” për tu transferuar tek Inter. Klubi ziklatër do të paguaj vetëm 5 milion euro në sezon, për pagën e lojtarit, një tjetër element që e bën të madhe këtë goditje nga Marotta.

Acf Fiorentina V Atalanta Bc Coppa Italia
Acf Fiorentina V Atalanta Bc Coppa Italia

Sanchez nuk ishte goditja e vetme në mbrëmjen e së martës pasi klubi zikaltër arriti marrëveshjen me Fiorentinën për shkëmbimin e Dalbert me Biraghi. Conte në këtë mënyrë do të ketë një tjetër opsion për krahun e majtë.

Joao Mario
Joao Mario

Largohet nga Milano zyrtarisht Joao Mario i cili transferohet tek Lokomotiva e Moskës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb