Antonio Conte më në fund mund të buzëqesh, për teknikun ziklatër janë gati 4 dhurata shumë të çmuara, 4 elementë me shumë eksperiencë dhe klas për ti dhënë fund dominimit të Juves në Serie A. Në Milano zbarkon menjëherë Ashley Young, vizitat mjekësore dhe më pas firma mbi kontratën e re, një kontratë e vlefshme deri në fund të sezoni me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Man.United do të përfitoj 1,5 milion euro plus 500 mijë euro bonus në rastin fitimi të titullit kampion në Serie A.

La Gazzetta
La Gazzetta

34-vjeçari do të gjej në Milano mikun e tij të vjetër, Romelu Lukaku. Young konsiderohet si një “xholi” për Conten, një lojtar që mund të luaj lehtësisht në të dy krahët. Anësori britanik është vetëm dhurata e parë për Conten pasi në ditët në vijim priten ti bashkohen edhe dy yje nga Londra. Dhurata më e rëndësishme quhet Christian Eriksen.

Eriksen
Eriksen

Ausilio zhvilloi një blic të shpejtë në Londër për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen me Tottenham Hotspur për transferimin e fantazistit danez. “Gjelat” kërkojnë 20 milion euro ndërsa Inter ofron 18 milion, kërkesa dhe oferta nuk janë shumë larg duke bërë që finalizimi të jetë formalitet. Në të njëjtën kohë në Milano ndodhet edhe agjenti i Eriksen për të hedhur firmën mbi kontratën e re, një kontratë të vlefshme deri në 2024 nga ku Eriksen do të përfitoj 9 milion euro në sezon plus bonuse.

Corriere
Corriere

Në Milano, sipas mediave italiane, po përgatiten edhe për transferimin e Oliver Giroud, sulmuesi që Conte kërkonte prej kohësh. Mes Inter, Chelsea dhe sulmuesi francez është gjetur akordi total prej kohësh. Dhurata e fundit por jo e parëndësishme është Spinazzolas, me futbollistin që ishte pjesë e shkëmbimit me Politannon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb