Zero tituj, diçka që nuk ndodhte në 10 vitet e fundit, ka bërë që drejtuesit e Juve të projektojnë një merkato të fuqishme për tu rikthyer sa më shpejt në majë. Pas Dusan Vlahovic, në Torino pritet të zbarkojnë emra të tjerë të rëndësishëm.

“Corriere dello Sport” shkruan se Paul Pogba është kthyer në prioritetin kryesor për të përforcuar mesfushën, kanë hequr dorë edhe nga Milinkovic-Savic me mesfushorin serb i cili pritet të transferohet te Man.United, pikërisht për të marrë vendin e lënë bosh nga francezi.

Pogba
Pogba

Sigurisht për të arritur te Pogba nuk është aspak e lehtë, konkurrenca e PSG është shumë e fortë, për këtë arsye drejtuesit e Juves janë të gatshëm të bëjnë një sforco ekonomike për ti ofruar francezit të paktën 10 milionë euro plus bonuse.

Jorginho
Jorginho

Në të njëjtën kohë, drejtori sportiv i bardhezinjve ka fluturuar drejt Londrës për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar Jorginho në Torino. Mesfushori i Chelsea ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar karrierën në Itali. Një temë më vetë është edhe De Ligt, klubi i ofron një rinovim të kontratës edhe për dy vite të tjera, nëse nuk pranon do të nxirret në shitje për 120 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb