Robert Lewandowski dëshiron të aventurë të re, kërkon të largohet nga Bayern Munich, por këta të fundit i kujtuan kontratën, duke u bërë pengesë për një kalim të tij në “Camp Nou”.

Ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit polak, sipas Bild, në përfundim të sfidës kundër Wolsburg, e fundit për këtë sezon, u përshëndet me tifozët, ndërsa në dhomat e zhveshjes shpërthye në gjuhën polake, dëshmitarët i treguan të përditshmes gjermane se në më shumë se një herë përmendi fjalën Barcelona.

Leva ka një kontratë me Bayern Munich deri në 2023 dhe drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë, ky fakt ka bërë që Lewandowski të humbas qetësinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb