Një mësues grek është vendosur në qendër të kritikave pasi është filmuar duke dhunuar nxënësen e tij.

Siç shihet në pamjet e publikuara, mësuesi nis të godasë nxënësen në fytyrë, e më pas e tërheq fuqishëm prej flokësh.

Teksa mësuesi po dhunonte nxënësen shokët dhe shoqet klasës kanë ndërhyrë por ta ndaluar. Në shenjë rebelimi, nxënësit e tjerë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kritikuar mësuesin.

Mediat ndërkohë, bëjnë me dije se mësuesi është arrestuar dhe po merret në pyetje për këtë ngjarje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb