Monza nuk ka ndërmend të ndalet në këtë sesion të merkatos. Pas siguruan shërbimet e Matteo Pessina, Galliani do të provojë të vë në jetë një tjetër goditje të madhe.

Sipas Sky Sport, shefi i Monzës është vënë në ndjekje të Edison Cavanit. Sulmuesi uruguaian, tashmë 35 vjeç, mbylli një sezon jo pozitiv te Man.United ndërsa tashmë është një lojtar i lirë.

Galliani është takuar me përfaqësuesit e Cavanit për të gjetur një akord të shpejtë. Objektiva të tjerë të klubit janë Andrea Pinamonti dhe Andrea Petagna. Një ditë më parë, Galliani i mbylli dyert një transferimi të mundshëm të Mauro Icardit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: