Jose Mourinho pësoi humbjen e parë në një finale, një përfundim që portugezi nuk e ka pritur aspak mirë. Fillimisht nuk preferoi të mbante në qafë medaljen, por ia dhuroi një djaloshi në tribunë, ndërsa në fundin e sfidës priti për një kohë të gjatë gjyqtarët e takimit në parkingun e “Pushkash Arena” duke i shprehur të gjithë mllefin e tij. Mourinho përdori fjalë të rënda ndaj gjyqtarit të britanik, ndërsa pritet të jetë objektiv hetimi nga UEFA. Mourinho nuk i kurseu kritikat as publikisht ndaj gjyqtarit të takimit në konferencë për shtyp:

“Jemi të dërrmuar pasi kjo ishte një finale e madhe, një ndeshje e madhe, por gjyqtari i takimit dukej një spanjoll. Shumë kartonë të verdhë, Lamela duhej të merrte të dytin, ndërsa më pas goditi penalltinë. Gjithsesi, kam fituar 5 finale Evropiane dhe humba këtë, por kthehem në shtëpi më krenar se kurrë. Dhamë gjithçka në fushë dhe mendojmë se ky përfundim ishte i padrejtë për shumë episode.

E ardhmja? Të hënën iki me pushime, nëse ka kohë për të folur deri të hënën atëherë ok, do flasim, në të kundërt iki me pushime. Kam folu me drejtuesit në dhjetor, kur ishte ai diskutimi me Portugalinë, që nga ajo ditë nuk kam folur më. Kam dhe një vit kontratë, të shohim”, u shpreh Mourinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: