Man.United feston por jo plotësisht pas fitores kundër Brentford, kjo për shkak të C.Ronaldo i cili nuk e priti mirë zëvendësimin. “Djajtë e kuq” po fiton 0-2 dhe në minutën e 71-të, tekniku gjerman vendosi të ul CR7 në pankinë, në dukje një veprim normal por jo për portugezin. Pasi u përshëndet me trajnerin, Ronaldo filloi duke shfryrë, duke treguar qartë mos aprovimin e tij, më pas përsëriti disa herë fjalët: Përse më zëvendësoi?.

Në përfundim të ndeshjes, ishte e pashmangshme një pyetje nga ana e gazetarëve në lidhje më këtë situatë: “Ronaldos i thashë, e kuptoj që je ambicioz dhe që dëshiron të shënosh, por pas disa vitesh kur të bëhesh trajner, do të duhet të marrësh vendimi të tilla, të jesh në pozicion tim. I thash që e mora këtë vendim në interes të skuadrës. Një situatë e ngjashme na ndodhi kundër Aston Villa, po kryesonim 2-0 dhe në fund na barazuar, doja ta shmangia këtë, beson se në fund vendimi im rezultoi i drejtë”, theksoi Rangnick në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb