“Është një grup shumë i bashkuar për tu përçarë nga forca të jashtme. Është një komb shumë i guximshëm për tu trembur nga çdo rival”. Me këto fjalë, Cristiano Ronaldo përpiqet të qetësojë ambientin rreth përfaqësueses portugeze, ku zërat flasin për një përçarje mes CR7 dhe pjesës tjetër të ekipit, kjo pikërisht për shkak të yllit luzitan që kërkon me insistim një vend si titullar.

Që nga 2008, Ronaldo nuk e kishte shijuar kurrë stolin, por situata me sa duket ka ndryshuar shumë, ku zëvendësi i tij, Gonçalo Ramos realizoi një “tripletë” golash në debutimin e tij në Botëror.

Zërat kundër Ronaldo-s sa vijnë e shtohen, i radhës që mendon se Portugalia është më e bukur pa Ronaldo-n, është ish lojtari i përfaqësueses luzitane, Jose Fonte:

Fonte

“Kur Ronaldo nuk është, Portugalia luan më shumë si skuadër, kjo ishte shumë e dukshme përballë Zvicrës. Luajtën në mënyrë fluide, pa një pikë referimi, të gjithë dhanë kontribut dhe ishin të bukur për tu parë. Prezenca e tij në fushë i detyron lojtarët e tjerë të luajnë për të, t’i japin gjithnjë topin atij. E them me bindje, nëse Ronaldo nuk luan, Portugalia mund të fitojë Botërorin”, u shpreh ndër të tjera Jose Fonte.

Ronaldo
Ronaldo

Tifozët portugez janë fiksuar keq pas idesë për të parë Ramos titullar, ose më saktë, kërkojnë që Ronaldo të ulet në stol me çdo kusht. A Bola ka ndërtuar një tjetër sondazh në lidhje me sfidën kundër Marokut, këtë herë janë jo pak, por 93% e tifozëve që e duan Ronaldon në stol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: